Fjala e shkruar është dokumentacion që mbetet i paprekshëm.
Projekti “Equally Engage II” implementuar nga VoRAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës & Helsinki Deaconess Foundation, shpall: THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNË PRAKTIKE
OJQ-VoRAE në bashkëpunim me Deaconess Foundation ftojnë të gjithë të rinjët të cilët kanë diplomuar në shkollimin e mesëm të lartë dhe në univeristete publike/private që të bëhen pjesë e mundësisë së ofruar nga programi i Punës Praktike për vitin 2020. Afati për aplikim është nga data: 02 mars 2020 deri më 31 dhjetor 2020 për të gjithë ata/ato të rinjë/reja të cilët/at janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtij programi (punës praktike). Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjët dhe të rejat nga këto komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Klinë, Istog, Gjakovë, Prizren dhe Graçanicë.
api/storage/uploads/2020/06/08/5eddf05c5aa77Projekti-Equally-Engage-II-implementuar-nga-VoRAE-.pdf
Kurrë më!?
Po, bashkëqytetarët e mi romë, ashkalinj dhe egjiptianë, duhet ta thonë këtë me zë të lartë dhe të qartë: “Nuk do të lejoj më kurrë që unë dhe familja ime të kërcënohemi nga uria”!
api/storage/uploads/2020/06/05/5eda3655f2febKurr.pdf
Njoftim për aplikim si i papunë
Bazuar në masat e reja për parandalimin e COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për Pagesën Mujore të Ndihmës në shumën prej 130,00 euro për qytetarët me asistencë sociale, të deklaruar si të papunë, të cilët nuk janë përfitues të të ardhurave mujore nga buxheti i Kosovës.
api/storage/uploads/2020/06/03/5ed79756a15c3Njoftim-pr-aplikim-si-i-papun.pdf
Konkursi për për shpërndarjen e ndihmës për grupet më të rrezikuara të pakicave në Kosovë, të prekura nga virusi Covid -19 i paraparë në planin emergjent të Qeverisë së Kosovës
Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, shpall thirrje për propozime me qëllim të mbështetjes financiare për Mbështetje financiare për mini- bizneset familjare dhe artizanale që kanë pësuar pasoja më te vështira te shkaktuara nga virusi korona Duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian, kjo masë do të përqendrohet kryesisht në këto tre komunitete, duke mos përjashtuar komunitetet tjera jo-shumicë..
api/storage/uploads/2020/06/08/5eddd86be732fKonkursi-pr-pr-shprndarjen-e-ndihms-pr-grupet-m-t-rrezikuara-t-pakicave-n-Kosov.pdf
Mundësi për Pjesëmarrje në Trajnimin “ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE”
Ftohen, të gjithë të rinjët e komuniteteve Rom, Ashkali, Egjiptian, Serb, Boshnjak, Goran, Shqiptar për mundësinë e pjesëmarrjes në trajnimit “Zgjidhja e Konflikteve”, i cili do mbahet në javët në vazhdim në platformën virtuale “ZOOM”.
api/storage/uploads/2020/06/19/5eecae29be3e2ENG--Senadi-Lajmi-pr-FB-1.pdf
Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për:
Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për: Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm (100), Infermier (62), Inspektor Sanitar (20), Specialist i Mikrobiologjisë (4), Laborant (8), Staf teknik dhe mbështetës (6)
api/storage/uploads/2020/06/19/5eecb08dd635cPdF--Njomza--Ministria-e-Shndetsis-hap-konkurs-pr.pdf
Projekti ,,Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo, Phase I 2020-2022’’
Bashkojuni trajnimeve profesionale në sektorin e ndërtimit dhe mësoni se si të krijoni rrugën tuaj të suksesit dhe sigurimin e një perspektive të sigurt për ju dhe familjet tuaja. Organizata jo Qeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve /”VoRAE me zyre në Gracanicë e përkrahur nga donatoret SDC dhe HEKS nga Zvicrra në kuadër të projektit “Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo Phase I 2020-2022” në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës shpall thirrjen për aplikim për këto aftësime profesionale: Një ndër qëllimet e parapara në projekt është krijimi i mundësive të punësimit për pjestarët e komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian që jetojnë në Kosovë në fushën e ndërtimit. Këto trajnime në bashkëpunim me Qendrën e Aftësimit Profesional në Komunat Prishtinë,Prizren,Pejë,Gjakovë,Gjilan dhe Mitrovicë ka për qëllim që të zhvilloj shkathtësitë e juaja në fushen e ndërtimit në profile të ndryshme. Në këto qendra bëhet aftësimi dhe ri-aftësimi i përsonave që janë të regjistruar si punëkërkues, të papunë dhe ata që marrin shërbimet për orientim në karrierë, pranë të gjitha zyrave të Punësimit nëpër komuna.
api/storage/uploads/2020/10/02/5f77008c65ff7Ismeti--Perseritje-e-Thirrjes-per-Aplikim-per-Trajnime-1.docx
Askush nuk mund të bëjë gjithçka, por të gjithë mund të bëjnë diçka