𝐋𝐞 𝐭ë 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐋𝐞𝐭’𝐬 𝐓𝐚𝐥𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟐 - 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐈𝐈-𝐭ë

𝐋𝐞 𝐭ë 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐋𝐞𝐭’𝐬 𝐓𝐚𝐥𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟐 - 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐈𝐈-𝐭ë

𝐋𝐞 𝐭ë 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐋𝐞𝐭’𝐬 𝐓𝐚𝐥𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟐 - 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐈𝐈-𝐭ë - 𝟑 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐 Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” në bashkëpunim me organizatat partnere “Terre des hommes” dhe Fondacionin “HEKS” është duke organizuar edicionin e 2-të të ngjarjes "Le të flasim". Qëllimi kryesor i "Le të flasim" është të shërbejë si një platformë ku do të ndahen zëra dhe histori të fuqishme duke synuar të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, sfidat ekonomike, gjuhën e urrejtjes, stigmatizimin dhe margjinalizimin, drejtësinë/nevojat për të përforcuar zërin e grave. Gjatë "Le të flasim" do të keni mundësinë të dëgjoni histori personale nga folësit tanë. Duke mësuar nga historia dhe duke e krahasuar atë me realitetin e sotëm, personat nga radhët e komuniteteve kanë ecur në rrugë të gjata përplotë me beteja dhe sfida duke i penguar ata të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë. Aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, do të ndajnë përvojat dhe veprimet që duhet të ndërmerren për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të larmishme dhe multikulturore. Prezentuesit tanë frymëzues janë: Z. Meti Kamberi, Shkrimtarë Znj. Shpresa Meta, Ndërmarrëse Znj. Senada Sali, Avokate 𝗟𝗲 𝘁ë 𝗳𝗹𝗮𝘀𝗶𝗺, 𝗘𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗜𝗜-𝘁ë, 𝟯 𝗡ë𝗻𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟮, 𝟭𝟵.𝟬𝟬, 𝗞𝗶𝗻𝗼 𝗔𝗿𝗺𝗮𝘁𝗮, 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻ë.

  • 2022-11-03 - 19:00
  • Cino "ARMATA"
  • Pristina