Vlerësimi i aktiviteteve nga pjesëmarrëset

Vlerësimi i aktiviteteve nga pjesëmarrëset

Socializimi i grave të komuniteteve të margjinalizuara dhe te atyre shumicë me qëllim të thyerjes së barrierave, paragjykimeve dhe stereotipeve të ndryshme vazhdon të jetë një ndër objektivat kyqe të programit të fuqizimit të gruas.
Ne kemi mbajtur aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe socializuese të cilat kanë ndikuar jazhtëzakonisht shumë në integrimin dhe shoqërimin e këtyre grave mes vete.

Megjithatë ne dëshiruam ti merrnim edhe përshtypjet dhe vlerësimet nga pjesëmarrëset e fokus grupeve nga komuna e Lipjanit dhe Fushë Kosovës.
Vlerësimi na ndihmon të shohim se si kanë ndikuar takimet socializuese tek pjesëmarrëset, bisedat e bëra, aktivitetet e zhvilluara, shoqërimi me gratë nga komuniteti shumicë, vazhdimi i kontakteve etj.

Ne do te jemi gjithmonë pranë këtyre grave duke dizajnuar aktiviete në bazë të nevojave të tyre dhe duke i impelmentuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme.