Thirrje për shprehje të interesit për mentor për realizimin e 6 sesioneve për orientim në karrierë

Thirrje për shprehje të interesit për mentor për realizimin e 6 sesioneve për orientim në karrierë

Qëllimi:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të ndikojë te nxënësit në rëndësinë e arsimit përmes ndërhyrjeve pozitive, duke i nxitur ata të kenë një rol aktiv në udhëheqjen e procesit të tyre edukativ dhe të orientohen drejt suksesit akademik dhe të karrierës. Për këtë qëllim, synojmë të implementojmë një program mentorimi ku mentorët do të përqendrohen te nxënësit e shkollave të mesme të larta. Kjo iniciativë synon të ofrojë mbështetje akademike dhe jo-akademike për nxënësit e këtyre shkollave, veçanërisht ata që vijnë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Përmes mentorimit, synojmë të sigurojmë një ambient të përkrahjes dhe ndihmës, duke i ndihmuar nxënësit të ruajnë dhe përmirësojnë performancën e tyre në shkollë dhe të arrijnë të kenë një vizion për karrierën e tyre të ardhshme. Roli i mentorit do të jetë të ofrojë udhëzime dhe mbështetje për nxënësit në menaxhimin e sfidave shkollore, duke i ndihmuar ata të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të përmirësojnë performancën e tyre akademike dhe të arrijnë të bëhen personat që dëshirojnë të jenë në të ardhmen.  

Si pjesë e programit për ofrimin e orientimit në karrierë OJQ ”Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” bënë thirrje për shprehje të interesit për mentor për mbajtjen e 6 sesioneve të orientimit në karrierë.

Të drejtë për shprehje të interesit kanë mësimdhënësit, pedagogët dhe psikologët të cilët janë staf i rregullt i shkollave të mesme të larta në Kosovë. Për të aplikuar si mentor në kuadër të organizatës tonë, të drejtë kanë mësimdhënësit nga shkollat e mesme në komunat e mëposhtme si:

Ferizaj – 3 (Tre) Mentorë

Klinë –  1 (Një) Mentor

Fushë Kosovë – 1 (Një) Mentor

Obiliq –  1 (Një) Mentor

Obiliq/Plemetin – 2 (Dy) Mentorë

Podujevë – 2  (Dy) Mentorë

Shtime –  2 (Dy) Mentorë

Pejë – 2 (Dy) Mentorë

Mitrovicë –  1 (Një) Mentor

Gjakovë- 2 (Dy) Mentorë

 

Angazhimi me mentorim nga ana e mësimdhënësve do të jetë me pagesë, e cila do të kalkulohet në bazë të numrit të nxënësve që do të mentorojnë.

Detyrat kryesore të mentorit janë:

  1. Ofrimi i ndihmës për nxënësit për vijimin e rregullt në shkollë dhe për të arritur suksesin më të mirë në mësim. Kjo përfshin sugjerime për organizimin e orëve shtesë ose aktiviteteve jashtëshkollore për të përmirësuar përformancën e tyre akademike;
  2. Ndihmë në zhvillimin e qëllimeve personale dhe akademike: Mentorët ndihmojnë nxënësit të identifikojnë dhe të përcaktojnë qëllime të qarta personale dhe akademike dhe i ndihmojnë ata në rrugën drejt tyre dhe ne zhvillimin sa më te mirë të orientimit në karrierë;
  3. Ngritje e vetëdijes së vetëvlerësimit: Mentorët ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë vetëdijen e tyre për vetëvlerësim dhe për të përmirësuar besimin në veten e tyre;
  4. Ofrimi i mbështetjes për nxënësit në përgatitjet për të vazhduar shkollimin e tyre, përfshirë qëndrimin në diplomim ose studime të mëtejshme;
  5. Informacion dhe udhëzime të detajuara në lidhje me mundësitë e karrierës dhe fushat e studimit që mund t’iu interesojnë nxënësit. Kjo përfshin identifikimin e mundësive të punës, programeve të studimit universitar dhe karrierës në përgjithësi. Mentori duhet të ndihmojë nxënësit të kuptojnë rrugët e mundshme për të ndjekur karrierën dhe të ofrojë këshilla praktike për të bërë zgjedhje të zgjuara rreth fushës së tyre të studimit dhe zhvillimit të karrierës.
  6. Raportimi i rregullt i progresit të punës tek organizata, për të siguruar se nxënësit përfitojnë nga mbështetja e orientimit në karrierë e ofruar nga mentorët;

 

Për t’u kualifikuar si mentor potencial, aplikuesi duhet:

  • Të jetë staf i rregullt në shkollë;
  • Të ketë diplomë universitare;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe motivimi për nxënësit;
  • Të ketë përvojë në metodologji bashkëkohore të edukimit;
  • Të ketë shkathtësi të shkrimit të raporteve;
  • Të ketë njohuri kompjuterike;
  • Të jetë i gatshëm për të filluar punën e mentorimit/Orientimit në karrierë nga 02 maj 2024 deri në 10 qershor 2024.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV (Curriculum Vitae);
  • Letër motivuese e aplikuesit;
  • Pëlqim nga drejtori i shkollës për aplikim në këtë thirrje;
  • Diplomë Universitare dhe certifikata nga trajnime relevante.

 

Dokumentet e kompletuara mund t’i dërgoni në e-mail adresën: info@vorae.org me titullin: “Aplikimi për Mentor”

Afati  i fundit për aplikim është deri me: 30.04.2024. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsideratë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: +383 (0)49 838 759