Thirrje për aplikime tani e hapur për Çmimin e BE 2021 për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Thirrje për aplikime tani e hapur për Çmimin e BE 2021 për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Me një numër të llogaritur prej rreth 12 milionë persona që jetojnë në Evropë, Romët janë një nga pakicat më të mëdha etnike në Evropë. Rreth 1 milion Romë jetojnë në Ballkanin Perëndimor dhe 2.8 milion në Turqi. Ata ndajnë një kulturë dhe histori të pasur që është e lidhur pazgjidhshmërisht me Evropën, por gjithashtu janë përballur me një histori të gjatë të përjashtimit. Shumë Romë ende përballen me forma të rënda të racizmit, diskriminimit, përjashtimit social dhe varfërisë. Përmirësimi i barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së tyre vazhdon të jetë një prioritet kryesor për Komisionin Evropian dhe një kriter për progresin në rrugën e zgjerimit.

BE-ja po punon për të përmirësuar integrimin shoqëror të komunitetit Rom në shoqëri dhe për të siguruar rezultate të prekshme në terren. Bashkimi Evropian po ofron gjithashtu fonde të konsiderueshme për masat e integrimit social nëpërmjet Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA).

Vendet përfituese të IPA-s kanë miratuar Strategji dhe plane të ngjashme veprimi për integrimin e komunitetit Rom që po rinovohen për t’u përshtatur me Kuadrin e ri Strategjik të BE për Romët, 2020-2030. Një punë e rëndësishme është kryer nëpërmjet autoriteteve publike, OSHC-ve kombëtare dhe lokale, si edhe individëve / aktivistëve.

Duke respektuar këto përpjekje, që nga viti 2014, Çmimi BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ka rritur vizibilitetin si të sfidave me të cilat përballen Romët në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ashtu edhe të punës së rëndësishme të disa aktorëve të dedikuar në mbështetje të integrimit të komunitetit Rom. Çmimi ofron njohje, publicitet dhe mbështetje për modelet pozitive që tregojnë rezultate të prekshme në fushën e Integrimit të Komunitetit Rom.

Linku:

https://telegrafi.com/rregullat-e-konkurrimit-dhe-kriteret-e-vleresimit-per-cmimi-se-per-integrimin-e-romeve-ashkalive-dhe-egjiptianeve-ne-ballkanin-perendimor-dhe-turqi-2021/