Thirrje për aplikime: Bursa për Nxënësit e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për Vitin Shkollor 2023/2024

Thirrje për aplikime: Bursa për Nxënësit e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për Vitin Shkollor 2023/2024

 

  Kushtet e përgjithshme për dhënien e bursave:

 

Bursat ndahen për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë të arsimit të mesëm të lartë në Kosovë, për vitin shkollor 2023/2024.

  Qëllimi i projektit:

 

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i performancës akademike dhe punësueshmërisë së nxënësve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollat ​​e mesme, gjë që do të arrihet përmes qasjeve të ndryshme, duke përfshirë përmirësimin e rezultateve arsimore për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian duke ofruar bursa, mentorim dhe tutorim për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian në shkollën e mesme, arsimimi dhe mundësimi i kalimit të nxënësve rom, ashkali dhe egjiptian nga arsimi në tregun e punës.

Qëllimet kryesore të ndërhyrjes janë:

    1. Rritja e përfshirjes së nxënësve rom, ashkali dhe egjiptianë në arsimin e mesëm të lartë;
    2. Përmirësimi i performancës akademike të nxënesëve dhe punësimi i nxënesëve që përfundojnë arsimin e mesëm të lartë;
    3. Ofrimi i iniciativave të ndryshme, përfshirë dhënien e bursave që synojnë reduktimin e braktisjes së studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
    4. Ofrimi i programeve të mentorimit dhe tutorimit;

 

 

 

   Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Vërtetim nga shkolla se nxënësi është në njërën nga klasat e shkollës së mesme të lartë për vitin shkollor 2023/2024;
  2. Certifikata ose dëftesa origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (5-8) ose dëftesa për përfundimin e vitit paraprak të shkollës së mesme të lartë (I-rë, II-të, III-të dhe IV-të), gjegjësisht viti shkollor 2022/23;
  3. Aplikacioni i kompletuar, të cilin mund të shkarkoni në faqen: në këtë link Formulari i Aplikimit 2023_2024 (1).docx    
  4. Për rastet sociale – Vërtetim nga Qendra për Punë Sociale e Kosovës i cili vërteton se familja merr ndihmë sociale dhe Vërtetimi nga Qendra për Punësim në Kosovë për statusin e punës për të dy prindërit (apo kujdestarit) që të dy prindërit janë të papunë;
  5. Në rast se prindërit janë në një marrëdhenie pune, preferohet të dorëzohet vërtetimi nga punëdhënësi që është në marrëdhënie pune ose kontrata e punës;
  6. Për fëmijet jetim - të dorëzohet vërtetim nga Qendra për Punë Sociale;
  7. Deklaratë për përkatësinë etnike të aplikantit (Vetëdeklarim);
  8. Ekstrakti i lindjes ose kopje e letënjoftimit ose të pasaportës (nëse aplikanti ka një të tillë)
  9. Një kopje e llogarisë bankare të aplikantit (në rast se aplikanti nuk mund të hapë një llogari, atëherë llogaria duhet të dorëzohet në emër të njërit prej prindërve së bashku me një kopje të leternjoftimit të prindit)

 

 

  Kushtet për dhënien e bursave:

 

Përzgjedhja e fituesve të bursave do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në vijim:

 

    1. Suksesi i bazuar në notën mesatare të vitit të kaluar shkollor; 
    2. Statusi social (punësimi i prindërve, statusi familjar dhe jetesën etj);
    3. Përparësi të veçantë do t’i jepet vajzave;
    4. Distanca ndërmjet vendit ku nxënësi jeton dhe vijon shkollën;
    5. Përparësi të veçantë do t'u jepet nxënësve pa një ose të dy prindërit;

 

Kandidatët do të rangohen sipas numrit të tërësishëm të pikëve të fituara nga kriteret e përcaktuara me këtë konkurs.

 

  Afati i aplikimit dhe përzgjedhjen e fituesve:

 

Afati për aplikim fillon më 09.02.2024 dhe mbaron më 22.02.2024.

 

Aplikacionet e dërguara pas datës së mësipërme si dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merren parasysh.

Rezultatet do të publikohen në faqen e organizatës sonë www.vorae.org si dhe në faqen e rrjeteve sociale: Voice of Roma, Ashkali and Egyptians

 

   Shuma dhe numri i bursave:

Shuma e bursës është 30 euro në muaj, apo 300 euro për një vit mësimor. Numri i përfituesve të bursave për vitin shkollor 2023/2024 është 80.

 

Pagesa e bursave bëhet gjatë vitit shkollor, përmes llogarisë bankare, në bazë të këstit/kësteve të përcaktuara nga komisioni (në dy (2) ose më shumë këste).

 

Mënyra e aplikimit:

Aplikacioni dhe dokumentacioni i nevojshëm i kërkuar në këtë konkurs duhet të dorëzohen në ambientet e OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Rr: Ali Pashë Tepelena, Aktash, 10 000 Prishtinë, ose përmes adresës elektronike s.garipi.@vorae.org me titullin "Aplikim për bursë"

 

Kandidatët e pakënaqur mund të ushtrojnë ankesë brenda tre (3) ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

Ankesa mund t’i paraqitet administratës së OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” përmes e-mail adresës info@vorae.org. Ankesa duhet të jetë e arsyetuar dhe të ketë të bashkëlidhura dokumentet që e argumentojnë ankesën. Pas marrjes së ankesës, ajo do të shqyrtohet dhe brenda 3 ditëve, personi që ka paraqitur ankesën do të marrë përgjigje.

Në bazë të vendimit të Komisionit përzgjedhës për ndarjen e bursave, nxënësi nënshkruan kontratën e bursës, e cila përcakton të drejtat dhe detyrimet në lidhje me përdorimin e bursës.

Bursat janë të pakthyeshme. OJQ-ja “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” do të monitorojë nëse nxënësit të cilët janë përfitues të bursës ndjekin mësimet dhe nëse marrin pjesë rregullisht në orët e mentorimit që janë pjesë e programit.

Shfrytëzuesit të bursës do t’i ndërpritet bursa në rast se:

  • Është përfitues i ndonjë burse përmes një organizate ose institucioni tjetër;
  • Braktis shkollimin;
  • Ka një numër të paarsyeshëm të mungesave në vijueshmëri të mësimit;
  • Ka një rënie të madhe dhe të papritur të suksesit;
  • Nuk ndjek rregullisht orët e mentorimit dhe

 

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni z. Sunaj Garipi:

Numri i telefonit: 049/935-562

E-mail: s.garipi@vorae.org