THIRRJE PËR APLIKIM

THIRRJE PËR APLIKIM "PUNA IME E PARË"

"Puna ime e parë" është program i punës praktike me pagesë, për periudhë 6 (gjashtë) mujore, me mundësi punësimi, ku të gjithë përfituesëve të programit do tju mundësohet: mentorim, ngritje e kapaciteteve të vazhdueshme dhe asistencë nga profesionistët e fushës përkatëse varësisht nga profilizimi i shkollimit.
Qëllimi i programit është fuqizimi i të rinjve përmes punës praktike si dhe krijimi i lehtësirave për punësimin e tyre në të ardhmen.
Programi "Puna ime e parë" ofron:
• Kontratë pune të parë;
• Ngritje të shkathtësive profesionale;
• Punonjës potencial brenda kompanisë;
• Punonjës të gatshëm për tregun e punës;

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen

Shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
Mosha 18 deri 35 vjeç;
Të ketë të përfunduar, shkollimin e mesëm, baçelor (apsolvent) ;
Të mos jetë përfitues i punës praktike në vitet paraprake,
Dërgoni dokumentacionet e nevojshme për aplikim si:
Cv;
Letrën Motivuese;
Kopjen e diplomes së shkollimit të (mesëm, ose baçelor/master);
Kopjen e letër njoftimit;
Deshmin që është i regjistruar në zyrën e punësimt (në komunën ku jeton);

Afati i Aplikimit

Në mënyrë që aplikimi i juaj të jetë i plotë, këto dokumente, duhen të dërgohen në email adresën a.toska@vorae.org. Afati fundit për aplikim është nga data 22 mars 2024.

Shënim:

Kandidatët që plotësojnë kriteret për aplikim, renditen në listën e ngushtë si kandidat potencial dhe kontaktohen për intervistë në kohë sa më të shkurtër.
Kandidatët kanë të drejt, të bëjnë rekomandime për vendin e tyre për punë praktike, duke u përshtatur më fushën e studimeve paraprake.

Informata shtesë
Për informata shtesë, pytje dhe rekomandime, ju lutem kontaktoni në e-mail adresën: a.toska@vorae.org.