Takim me  Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.

Takim me Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve", e përfaqësuar nga z. Isak Skenderi, drejtor ekzekutiv, dhe znj. Njomza Uka, zyrtare e lartë e punësimit kanë pasur një takim me Avokatin i Popullit, z. Naim Qelaj.

Z.Qelaj u informua për aktivitetet e organizatës dhe për sfidat që ballafaqohen komunitetet e margjinalizuara, rëndësinë e bashkëpunimit mes shoqërisë civile, akterëve ndërkombëtar dhe Qeverisë. Po ashtu për ta luftuar antigjipsizmin dhe për të mbështetur përfshirjen sociale të romëve dhe komuniteteve të tjera etnike të margjinalizuara si dhe problemin e punësimit të të rinjëve nga këto komunitete.

Avokati i Popullit, ka theksuar se Institucioni i Avokatit të Popullit do të vazhdoj të jetë afër qytetarëve për të dëgjuar problemet e tyre. Ai theksoi se bashkëpunimi me shoqërinë civile do të jetë një shtytës për përmirësimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vend.