Storie suksesi

Storie suksesi

Projekti "Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme” financohet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Ndërtimi i Kapacitetit për Arsim Gjithëpërfshirës – INCLUDE” në Kosovë dhe implementohet nga OJQ-ja jonë ka sjellë ndryshime pozitive për nxënësit e komuniteteve të regjistruara në shkollat e mesme.
Besart Salihu është nxënës i klasës së 10-të, në shkollën Pjetër Bogdani në Ferizaj, ai jeton në një familje gjashtë anëtarësh, ku vetëm babai i tij punon për t’i shkolluar katër fëmijët e tij që shkojnë në shkollë.
Besarti, përveç mësimeve është duke marrë pjesë edhe në takimet e rregullta me mentorin e tij, z. Kadri Neziri. Këto takime atij i kanë ndihmuar në jetën e tij akademike ashtu atë shoqërore.
Përmes inkurajimit dhe mbështetjes së mentorit, interesi i Besarti për të mësuar është rritur, dhe ai është bërë më aktiv në mësimet e tij. Për më tepër, takimet e kanë ndihmuar atë të qëndrojë larg fenomeneve negative, duke çuar përfundimisht në rritjen dhe zhvillimin e tij personal. Historia e suksesit të Besartit tregon se si projekti për pak kohë ka pasur efekt pozitiv tek nxënësit duke iu ofruar atyre burimet e nevojshme për tu zhvilluar.
Ndryshimet që projekti i ka pasur tek nxënësit i ka vërejtur edhe mentori, Kadri Neziri. Ata vijnë në shkollë me besim më të madh, janë më aktivë në studimet e tyre dhe janë më të motivuar për të mësuar. Duke e parë suksesin e projektit mentori Neziri beson që projekti do të vazhdoj edhe për brezat e ardhshëm.
Përveç Besartit projekti "Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme" ka pasur ndikim edhe tek nxënësit e tjerë të komunitetit romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë dhe kjo është një dëshmi se sa i rëndësishëm është mentorimi tek nxënësit.
Qëllimi i projekti të mentorimit është përmirësimi i nivelit të arsimimit të të gjithë nxënësve të komuniteteve të regjistruar në shkollat e mesme, zhvillimi i aftësive të komunikimit tek nxënësit, integrimi në mjedisin shkollor, orientimin në karrierë dhe sensibilizimi i prindërve mbi rëndësinë e edukimit të fëmijëve të tyre.
Projekti financohet në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Ndërtimi i kapacitetit për arsim gjithëpërfshirës - INCLUDE". Pikëpamjet e shprehura nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë se pasqyrojnë opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian apo të Këshillit të Evropës.