Ndonjëherë mjafton edhe një fije shkëndije për ta ndezuar dritën e vetme në fund të një tuneli…

Ndonjëherë mjafton edhe një fije shkëndije për ta ndezuar dritën e vetme në fund të një tuneli…

Po, po, e pa besueshme por e vërtetë, për ne si “VoRAE” mjaftonte një shkëndijë e vetme për të punuar fortë duke shpresuar për ditë më të mira, për ti realizuar synimet drejtë rrugës që e kishim nisur kohë më parë.

“Drita” dhe “Shkëndija” janë dy shkollat të cilat nga kjo javë janë nën përgjegjësi të vendimëmarrjes dhe menaxhimit të komunës së Suharekës, ndërsa “VoRAE’’ po kalon në pozitën e mbështetësit dhe monitorimit. Ky kurorëzim i marrëveshjes u shënua me nënënshkrimin e kontratave nga ana e tutorëve dhe zyrtarëve komunal.

Kështu, mësimi shtesë ka rezultuar të jetë tejet efektiv duke dhënë rezultate të mira tek nxënësit, duke krijuar po ashtu etikë dhe shprehi pune.

E ne presim dritën jeshile edhe nga komunat tjera për institucionalizimin e qendrave për mësim shtesë!