“Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe

“Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe

“Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe”
Me betimin e “Hipokratit” nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, filluan takimin e radhës me mentorët e tyre në kuadër të projektit “Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme” i cili financohet nga Këshilli i Evropës në Kosovë dhe implementohet nga organizata jonë.
Për dallim nga takimet tjera në këtë takim tre mentorët e angazhuar nga kjo shkollë: Ganimete Plakaj, Mensur Lohaj dhe Azize Bajrami, mbajtën takimin e përbashkët me nxënësit që i mentorojnë, ku tema që zhvilluan ishte “ Njohuri shtesë dhe punë praktike në lëndët mjekësore”.
Gjatë këtij takimi nxënësit praktikuan metodat e qepjes së një plage dhe matjen e presionit arterial.
Qëllimi i projektit të mentorimit është përmirësimi i nivelit të arsimimit të të gjithë nxënësve të komuniteteve të regjistruar në shkollat e mesme, zhvillimi i aftësive të komunikimit tek nxënësit, integrimi në mjedisin shkollor, orientimi në karrierë dhe sensibilizimi i prindërve mbi rëndësinë e edukimit të fëmijëve të tyre.