Sfidat e komunitetit egjiptian në Kosovë

Sfidat e komunitetit egjiptian në Kosovë

Dje me datën 21.06.2022 është mbajtur takimi me Kryeministrin Kurti ku janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për komunitetin Egjiptian.
Gjatë takimit përfaqësuesja e organizatës tonë znj. Erodita Qehaja ka deklaruar se gjendja e tanishme e Egjiptianëve të Kosovës në sferën socio-ekonomike është produkt i shtypjes shekullore e cila në kohët e sotme manifestohet me racizëm, bullizëm, gjuhë të urrejtjes, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të njohura si fenomen i antigjipsizmit.
Znj. Qehaja i ka bërë thirrje z.Kurti që të ofrojnë trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional për nënpunësit civil per antiracizmin, të inicohet procesi për reformimin e skemave sociale, të riformohen plan-programet shkollore dhe të përfshihen informacione për historitë dhe kulturat e qytetarëve tjerë jo shqiptare qe jetojne ne Kosove në tekste shkollore etj.
Si perfundim znj. Qehaja ka deklaruar se Kosova, duhet të tregojë vendosmëri për të mbrojtur barazinë dhe mos-diskriminimin për qytetarët e saj egjiptian, romë, dhe ashkali në mënyrë që ti gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre themelore të njeriut dhe ka kerkuar qe termet pozhorative të jenë të dënueshme me ligj.
Duke falemnderuar z.Kurti dhe Zyrën për Cështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit për ftesën ne shpresojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapa konkret për të përmirësuar gjendjen e tanishme për grupet e margjinalizuara në vendin tonë.