REAGIM

REAGIM

Pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk janë magjup. Magjup është një term denigrues, nënqmues dhe përbuzës për ti ofenduar pjestarët e këtyre tri komuniteteve.
Terme të tilla ofenduese fatkeqsisht nuk ndëgjojm vetëm në rrugë por edhe në emisione të famshme televizive të cilat kanë audiencë kombëtare.
Me datën 8 Shtator, të ftuar në emisionin Rubikon tek z. Adriatik Kelmendi ishin z. Kushtrim Koliqi, Drejtor Ekzekutiv në Integra, z. Besnik R. Berisha, Avokat, z. Sokol Qazim Dobruna, ish Kryetarë i Gjykatës së UCK-së dhe z. Xhevdet Qeriqi, Kryetarë i Këshillit për Mbrojtjen për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UCK-së të cilët diskutonin për dosjet e zbuluara të speciales.
Gjatë debatit më saktësisht në minutin 56:18 z. Dobruna i’u referua komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me termin “magjup” dhe fatkeqësia ishte se asnjë person i pranishëm në debat madje as autori i emisionit z. Adriatik Kelmendi (i emruar tashmë edhe drejtor i TV Klan Kosova) nuk reaguan që të përmirësonin z. Dobruna për ti treguar se përdorimi i një termi të tillë është ofendues për pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve.
Promovimi i të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës është i garantuar edhe me LIGJIN NR. 03/L-047 në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 të si dhe nenit 81 pika 1 paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Andaj kërkojmë nga gazetarët dhe përfaqësuesit e televizioneve që të kenë kujdes gjatë emisioneve të tyre të mos përdorin terme denigruese për grupime të veçanta në mënyrë që të mos e nxisin gjuhën e urrejtjes tek qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu më e pakta që mund të bëhet në këtë drejtim përveq kërkimit të faljes ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për përdorimin e gjuhës denigruese ndaj tyre, gazetarët mund të organizojnë debate ku do të mund të diskutohej për antigjipsizmin, mënyrën e manifestimit dhe pasojat e tij tek pjesëtarët e komuniteteve.

 

https://youtu.be/tLIpYHtZJWg