Punësimi si infermiere

Punësimi si infermiere

Blerina Hajrizaj dhe Donita Çukaj kishin përfunduar shkollën për infermiere, por ëndrra e tyre nuk mbaron me kaq, ajo do të vazhdoj deri në punësimin e tyre.


Aktualish të dy vajzat janë duke bërë praktiken si infermiere në Banjen e Pejës, të cilat janë përfituese të programit të punës praktike në kuadër të OJQ “Voice of Roma Ashkali and Egyptians”.
Ne sot ishim në Komunen e Istogut/Banjë të Pejës për monitorimin e këtyre praktikanteve, duke parë nga afër punën të cilën e bëjnë me shumë mund dhe përkushtim.


Për të dy praktikantet kemi pranuar lëvdata si në: sjellje me pacientët, me punen si infermiere, me qasjen në komunikim, me higjienen dhe punë të tjera që i përkasin profesionit të tyre.
Falenderojmë komunën e Istogut për bashkëpunimin, motrat mbikëqyrëse si dhe të gjithë punëtorët që e kanë bërë të mundur këtë bashkëpunim.