Nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Zëri i Romëve, Ashkanlinjëve dhe Egjiptianve”

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dr. Kemajl Emini, janë takuar me drejtorin ekzekutiv të organizatës “Zëri i Romëve, Ashkanlinjëve dhe Egjiptinave”, Isak Skenderi. Me këtë rast është bërë edhe nënshkrimi i dy marrëveshjeve me këtë organizatë.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me përkrahjen në hartimin e planit tre vjeçare të banimit e cila financohet nga Heks nga Zvicra, ndërsa marrëveshja e dytë lidhet me DShMS -në për mundësi në programin për punë praktike për të rinjët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian e cila do të financohet nga Deaconees Fondaditon Finlanda dhe do të zgjasë në afate një vjeçar.