“Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme”- Komunikimi

“Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme”- Komunikimi

📣 Komunikimi është procesi i dërgimit dhe marrjes së mesazheve nëpërmjet mjeteve verbale ose jo verbale, komunikimi luan rol të madh në socializim.
E që nxënësit t’i zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuesve, në kuadër të projektit “Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme”, mentori Zikrija Halili, nga Sholla e Mesme “Pjetër Bogdani” në Ferizaj mbajti takimin e radhës me nxënësit e tij. 🧑‍💻👩‍💻
Gjatë këtij takimi ata diskutuan për gabimet që nuk duhet t’i bëjmë gjatë komunikimit, se si duhet pasur kujdes, se si duhet të qasemi, kur mund të bëjmë pyetje dhe të bëhemi dëgjues të mirë.
Projekti ”Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme” financohet nga Këshilli i Evropës në Kosovë dhe implementohet nga organizata jonë.
Qëllimi i projektit të mentorimit është përmirësimi i nivelit të arsimimi të te gjithë nxënësve të shkollave të mesme, zhvillimi i aftësive të komunikimit tek nxënësit, integrimi në mjedisin shkollor, orientimi në karrierë dhe sensibilizimi i prindërve mbi rendësinë e edukimit të fëmijëve të tyre.