"Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme"

Në kuadër të projektit "Mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme" i cili financohet nga Këshilli i Evropës në Kosovë dhe implementohet nga organizata jonë, profesori i angazhuar në shkollën e mesme "Pjetër Bogdani" në Ferizaj, Bujar Huruglica ka mbajtur takimin e radhës me nxënës.
Gjatë këtij takimi nxënësit u njoftuan për tregun e punës në Kosovë dhe mundësitë e punësimit që mund t'i kenë.
Qëllimi i projektit të mentorimit është përmirësimi i nivelit të arsimimit të të gjithë nxënësve të komuniteteve të regjistruar në shkollat e mesme, zhvillimi i aftësive të komunikimit tek nxënësit, integrimi në mjedisin shkollor, orientimi në karrierë dhe sensibilizimi i prindërve mbi rendësinë e edukimit të fëmijëve.