Mbahet tryeza e diskutimit për punësim të denjë

Mbahet tryeza e diskutimit për punësim të denjë

Në këtë tryez është bërë prezantimi i programit të punësimit/sfidat dhe numri i përfituesëve për tre vitet e fundit në programet e punësimit. 


Pjesëmarrës në këtë tryez kanë qenë drejtorët e zyrave të punësimit nga shtatë regjionet e Kosovës, të cilët kanë diskutuar aspektet kryesore të punësimit.
Politikat tona si organizatë në programin e punësimit mbulojn të gjitha fazat e procesit të punësimit, nga analiza e punës në teren e deri tek punësimi i denjë. Këto politika përputhen me angazhimin tonë për anti-racizmin, diversitetin, barazinë dhe pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret përkatëse.


Pjesëmarrësit kanë dhënë rekomandimet e tyre për bashkëpunimin me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për Programin e punës praktike “Puna ime e Parë”, bashkëpunimin me zyrët e punësimit për mbajtjen e sesioneve informuese.