Mbahet sesioni informues me temën ‘’Çfarë është antigjipsizimi dhe cilat janë mënyrat e manifestimit’’

Mbahet sesioni informues me temën ‘’Çfarë është antigjipsizimi dhe cilat janë mënyrat e manifestimit’’

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” së bashku me ‘’Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës’’ (APRK) ka për qëllim që ta adresojë antigjipsizmin si fenomen i cili ndikon në situatën socio-ekonomike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian e sidomos tek institucionet e nivelit lokal që ofrojne shërbime të drejtpërdrejta.
 
Qëllimi i këtij sesioni është ngritja e njohurive të zyrtarëve për shërbime të punësimit rreth antigjipsizmit si formë specifike e racizmit dhe edukimi për pasojat me të cilat po përballen komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom si rezultat i veprimeve antigjipsiste nga shoqëria në përgjithësi.