Mbahet Boot Camp për burra dhe djem nga komunitetet

Mbahet Boot Camp për burra dhe djem nga komunitetet

Së bashku me trajnerin Prof. Ass. Dr. Dorajet Imeri janë diksutuar temat e patriarkatit, barazisë gjinore dhe sfidat e moshës së rritur.

Qëllimi kryesor i këtij boot camp është të ndihmojë burrat dhe djemt nga këto tre komunitete të ndërgjegjësohen mbi ndikimin e ndjekjes së modeleve patriarkale dhe kontekstit shoqëror që i rrethon.

Përveç kësaj, programi synon të ngritë ndërgjegjësimin për rolin e rëndësishëm të grave në familjet e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të barazisë gjinore dhe drejtësisë sociale.

Faleminderit të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë program të rëndësishëm!