Marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshje bashkëpunimi

Me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjilanit dhe organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” për institucionalizimin e qendrës mësimore në Gjilan është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjilanit dhe organizatës sonë.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Kryetari i komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" z. Isak Skenderi.
Marrëveshja parasheh mbështetjen institucionale, financimin dhe menaxhimin e qendrës mësimore, regjistrimin e qendrës mësimore dhe zbatimin e programit të qendrës mësimore nga Komuna e Gjilanit, ndërsa, organizata do të vazhdojë në ngritjen e kapaciteteve për mentorim dhe cilësi të ofrimit të shërbimeve në qendrën mësimore për stafin menaxhues të qendrës mësimore.
Përveç nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për financimin e qendrës mësimore u diskutuan edhe mundësit për bashkëpunim në dobi të përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim, punësim dhe banim në të ardhmen e afërt.