Lulet nuk i zgjidhin të gjitha problemet, por janë një fillim i mirë!

Lulet nuk i zgjidhin të gjitha problemet, por janë një fillim i mirë!

Mbjellja e luleve së bashku, bisedat e gjata me të qeshura dhe foto për kujtim i shoqëruan gratë nga komuniteti shumicë dhe nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në lulishten “Agrokoop” në Shtime.

Ashtu si dielli që u jep ngjyrë luleve, edhe arti i të jetuarit së bashku i jep ngjyrë jetës. Andaj ky aktivitet kishe për qëllim socializimin e grave, thyerjen e barrierave, paragjykimeve dhe krijimin e mundësive të barabarta në tregun e punës.

Ne si "VoRAE" do të vazhdojmë të thyejmë dhe të sfidojmë shumë stereotipe për gruan.
Dhe mos harroni, ndonjëhere mjafton pak kujdes e respekt që lulet të lulëzojnë edhe në dimër, ashtu edhe marëdhëniet mes njerëzve.