Të dëgjohet zëri ynë!

Të dëgjohet zëri ynë!

Sot përmes platformës “zoom” znj. Violeta Thaçi menaxhere e programit të banimit dhe fuqizimit të gruas nga Ojq “VoRAE” ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “BE” me temën ”Rrjetet Rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Organizatat kanë përfaqesuar objektiva të ndryshme si: rrjeti i OSHC-ve që punojnë me grupet e cenueshme (gratë, përfshirja në arsimim të barabartë, persona me aftësi të kufizuar, rrjetet e OSHC-ve që punojnë në inovacionin, rininë dhe mjedisin, mediat dhe lirinë e shprehjës, barazinë gjinore, integrimin etj.

Gjatë kësaj koference pjesëmarrësit nga organizatat e ndryshme kanë pasur rastin të shkëmbejnë përvojat, praktikat më të mira që të përmirësojnë krijimin e rrjeteve të OSHC
Qëllimi i kësaj konference ishte që të bëhet:
- rritja e ndërgjegjësimit për vizionin dhe strategjinë e BE-së në lidhje me zhvillimin e rrjeteve të OSHC;
- rritja e bashkëpunimit dhe sinergjisë ndërmjet rrjeteve të ndryshme të OSHC nga Ballkani Perendimor dhe Turqia.