"Kuadri Strategjik i Romëve të BE-së për: barazinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e Romëve deri në vitin 2030"

Të drejtat e njeriut, lindin bashkë me ne. Si të tilla ato nuk dhurohen sepse shteti është i detyruar t‟i garantojë ato. Të drejtat e njeriut janë në të njejtën kohë edhe vlera të cilat përfaqësojnë qëllimet dhe idealet më të larta, të cilat, ndonëse të parealizueshme plotësisht, i japin kuptimin jetës shoqërore.


Për të diskutuar në lidhje me këtë tematikë specifike Z. Isak Skenderi - drejtor ekzekutiv i Ojq ‘VoRAE” merr pjesë në Konferencën Dixhitale: "Kuadri Strategjik i Romëve të BE-së për: barazinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e Romëve deri në vitin 2030".


Arritja e barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së Romëve kërkon që të gjitha institucionet e BE-së, qeveritë nacionale dhe agjencitë e BE-së, organet e barazisë dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut të bashkohen dhe të ndërmarrin veprime në partneritet me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare, dhe përfshirjen e plotë të vetë Romëve.


Duke punuar së bashku, ne mund të bëjmë përparim real deri në vitin 2030 për të sjellë një Evropë në të cilën individët dhe komunitetei Romë, në të gjithë larminë e tyre, do të kenë mundësi të barabarta në të gjitha sferat e jetës, të përfitojnë nga përfshirja socio-ekonomike dhe të kenë pjesëmarrje në mënyrë të barabartë në shoqëri.


Nga kjo pikpamje, çdo individ, pavarësisht nga prejardhja familjare, shoqërore ose kulturore, duhet të pranohet si përfaqësues i gjithë njerëzimit.