Inagurimi i ndërmarrjes sociale/serrës në Gracanicë.

Inagurimi i ndërmarrjes sociale/serrës në Gracanicë.

Sot, Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në Kosovë në bashkëpunim me “Help” – (Hilfe zur Selbsthilfe) me mision në Kosovë dhe me shumë të ftuar të tjerë, miq dhe bashkëpunëtorë bënë inagurimin e ndërmarrjes sociale/serrës në Gracanicë.

Kjo ndërrmarje sociale vjen si rezultat ku “Help” në vitin 2021 kishte fituar cmimin e katërt të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Roma Active Albania në bashkëkpunim me rrjetin e Organizatave në Ballkanin Perindimor ku bënë pjesë edhe “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Kosovë”.
Çmimi ishte monetar andaj “Help” vendosi që fondin t'ia kthejë komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë, duke mbështetur themelimin e një ndërmarrje sociale (serë), që do të punësojë vetëm gra, e menaxhuar nga OJQ “Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë”.

Andaj jemi më se të lumtur që po punojmë gjithnjë e më shumë për avansimin dhe ngritjen e pozitës së gruas në familje, shoqëri, ndërmarrësi dhe më gjerë së bashku me bashkëpunëtorë dhe partner.
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians