Hulumtimi mbi fenomenin e antigjipsizmit në Kosovë

Hulumtimi mbi fenomenin e antigjipsizmit në Kosovë

Organizatat e shoqerise civile “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, “Terre des Hommes” dhe ‘’HEKS EPER’’ në bashkëpunim me ‘’Zyrën për Qeverisje të Mirë’’ dhe me mbështetjen e ekspertëce ndërkombëtarë ‘’Think International’’ dhe atyre vendor ‘’UBO Consulting’’, kanë filluar hulumtimin gjithëpërfshirës kombëtarë në lidhje me fenomenin e antigjipsizmit në Kosovë në mënyrë që të shpjegojnë sesi antigjipsizmi është i rrënjosur te qytetarët e vendit tonë dhe si manifestohet ky fenomen në shoqëri.
 
Hulumtimi do të realizohet përmes formave të ndryshime duke përfshirë intervista dhe fokus grupe me pjestarët e komunitetetve rom, ashkali dhe egjiptian, institucione publike dhe private me qëllim që të dokumentojë prezencën e antigjipsizmit në vendin tonë si dhe ndikimin e tij në jetën e pjesetarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
 
Nësë rastësisht takoheni me hulumtuesit tanë në terren, ju lutem përgjigjuni pyetjeve me sinqeritet në mënyrë që përgjigjet e juaj të mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës aktuale, luftimin e antigjipsizimit, por edhe pëe ndryshimin e politikave në vendin tonë për të ofruar një jetë më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
 
Bashkëpunimi me me qytetarët do të shërbejë si një mjet avokimi për të përmirësuar politikat dhe institucionet në njohjen dhe luftimin e antigipsizmit.
 
Lidhur me këtë, ju falenderojmë për kohën mbështetjen e juaj.
 
Më shumë detaje rreth kë tij hulumtimi mund t’i mësoni në videon e mëposhtme