“Hulumtimi Kombëtar mbi Antigjipsizmin në Kosovë”

“Hulumtimi Kombëtar mbi Antigjipsizmin në Kosovë”

Sot përfaqesuesit e organizatave “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” z.Isak Skenderi dhe znj. Vesa Batalli dhe “Terre des Hommes” znj. Florina Sefaj janë takuar me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës z. Glauk Konjufca për t’i prezantuar të gjeturat e Hulumtimit Kombëtarë mbi Antigjipsizmin në Kosovë.
Z. Konjufca si një njohës shumë i mirë i fenomenit të antigjipsizmit në Kosovë por edhe një prej Miqëve të pare të përfshirjes sociale shprehi se trajtimi i këtij fenomeni kërkon një casje multidisciplinare nga të gjithë akterët e vendit duke filluar prej atyre me të rëndësishmëve përfshirë Parlamentin e Kosovës dhe Zyrën e Kryeministrit për të vazhduar tutje tek institucionet tjera.
Përfaqësuesit e konsorciumit të organizatave kërkuan por edhe ofruan mbështetjen e tyre për të luftuar këtë fenomen dhe për të bashkëpunuar në shtyerjen përpara të rekomandimeve të dala nga ky hulumtim të cilat do ti kontribuonin drejtësisë dhe barazisë në vendin tone.