
“Hulumtimi Kombëtar mbi Antigjipsizmin në Kosovë”
Përfaqesuesit e organizatave “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” z.Isak Skenderi dhe znj. Vesa Batalli dhe “Terre des Hommes” znj. Florina Sefaj janë takuar me Ministren e Ministrisë së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu për t’i prezantuar të gjeturat e Hulumtimit Kombëtarë mbi Antigjipsizmin në Kosovë.
Znj. Haxhiu gjatë takimit theksoi se niveli i diskriminimit ne baza etnike në shoqërinë tone është mjaft i përhapur mirëpo më shqetësues është niveli i diskriminimit ne nivel institucional ku si shembuj konkret ka përmendur rastin e përjashtimit të fëmijëve rom në Pejë nga festa e abetarës si dhe rastin e të ndjerit Kujtim Veseli ku si rezultat i dështimit të të gjitha hallkave shtetërore për trajtimin e rastit i ndjeri është dhunuar dhe vrarë.
Duke marrë parasysh që një prej të gjeturave të hulumtimit është se pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk i raportojnë rastet e diskriminimit sepse nuk kanë besim tek institucionet shtetërore të dyja palët u pajtuan se ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve publik, ndërmarrja e masave disciplinore dhe një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi do të ndikonin në sensibilizimin dhe ngritjen e debatit rreth antigjipsizmit në nivel institucional.
Si përfundim me znj. Haxhiu u dakorduam të organizojmë një takim të përbashkët me Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqsorë për të adresuar çështjen e antigjipsizmit.