A keni menduar ndonjëherë për “Cilësitë’’ tuaja?!

A keni menduar ndonjëherë për “Cilësitë’’ tuaja?!

Përgatitja e nxënësve për të vazhduar shkollimin e mesëm është një nga objektivat më të rëndësishme të programit të edukimit.
Tutorët Bajram Goliqi dhe Shpresa Sadiku në kuadër të aktivitetit ‘’Cilësit e mia’’ shpalosën së bashku me nxënësit e klasës 8 dhe 9 karakteristikat dhe cilësit e secilit nxënës në zhvillimin e aftësive të komunikimit përmes njohjës dhe shprehjes së cilësive personale.


Kështu, nxënësit në mënyrë individuale reflektuan mbi idetë e cilësisë së tyre veç e veç.
Disa nga këto ishin:
- para se gjithash suksesi është shumë i rëndësishëm për mua dhe do të doja të vendosja vetë për orarin e mësimeve, dhe të arriturat që dua të kem;
- do të doja mësoja dhe punoja aq shumë sa të vendos vetë per të ardhmen time;
- në momentin që vendos një qëllim duhet ta arrijë, dhe gabimet nuk i shikojë si pengesa por si sfida të cilat mund ti tejkaloj;
- jami zoti të zgjedh rrugën që do të marr jeta dhe i besoj instinktit tim.
Kështu nxënësit me shumë frymëzim për të ardhmen e tyre biseduan për shfrytëzimin e kapaciteteve dhe mundësive që do të ju ofroj jeta.