Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë!

Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë!

Këtë javë është mbajtur punëtoria online e organizuar nga OJQ VoRAE në bashkëpunim me Institutitn Kombetarë Demokratik NDI, më temën “Gjithëpërfshirja në proceset politike - Parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave në politikë’’.

Duke pas parasysh situaten aktuale si pasojë e Covid -19 kjo punëtori është zhvilluar online përmes platfomes “Zoom” e cila është organizuar në kuadër të aktivitetit për "Fuqizimin e gruas rome, ashkalike dhe egjiptiane në Kosovë"

Ligjëruse e kësaj puntorie ishte Pranvera Lipovica -Menaxhere e lartë e Programit në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) ku ishin të pranishme 13 vajza.
Përfshirja e grave si pjesëmarrëse të barabarta në vendimëmarrje afekton jetën e tyre dhe të komuniteteve ku jetojnë, është e drejtë dhe përcakton integritetin demokratik të një vendi.

Dhuna që ushtrohet ndaj grave në politikë i dekurajon të angazhohen aktivisht në jetën publike, të kërkojnë role dhe përgjegjësi të reja në partitë politike dhe institucione.
Duke ditur që ushtrimi i aktivitetit politik është duke u rritur në platformat digjitale, gratë mund të jenë në një pozitë më të favorshme për të marrë pjesë në procese politike duke tejkaluar disa prej sfidave me të cilat ballafaqohen. Megjithatë, hapësira digjitale paraqet sfida të tjera që burojnë nga dezinfomimi, gjuha e urrejtjes dhe ngacimimi ku gratë në politikë janë shumë shpesh cak i këtyre sulmeve.

Kjo punëtori ka paraqitur rëndësinë e angazhimit të grave në procese politike, çështjet kyce dhe tipologjitë e dhunës ndaj grave në politikë. Është diskutuar po ashtu se si ndikon dhuna në aktivitetin e grave në politikë, në sjelljen e votuesve si dhe cilat do të ishin strategjitë që mund të ndihmonin gratë në tejkalimin e këtyre sfidave.

Organizata VoRAE në bashkëpunim me NDI do vazhojë që të mbajnë trajnime, sa i përketë fuqizimit të gruas në politikë, në jetën sociale dhe ekonomike.