Festivali Multikulturor

Festivali Multikulturor

Nën sloganin “Të Festojmë Ngjashmëritë Tona”, ka filluar ky edicioni.
Në kuadër të festivalit për herë të parë është ndarë edhe cmimi “Çmimi Joana e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi”.
Fituese të këtij çmimi janë Elizbeth Gowing, Eliza Hoxha, Medinë Dauti& Riola Morina dhe Lorenta Kadriu.
Ky çmim i dalluar i dedikohet njohjes së individëve të jashtëzakonshëm që kanë demonstruar përkushtim dhe iniciativë të jashtëzakonshme në promovimin e unitetit dhe gjithëpërfshirjes brenda kontekstit multietnik dhe multikulturor të Kosovës.
Dita e parë e festivalit është mbyllur me dramën “Historitë e Grave”, përmes dramës janë treguar historitë e grave, të cilat janë bazuar në ngjarje të vërteta. Përmes kësaj vepre pasqyrohet jeta dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë.
Dy ditët e festivalit janë shoqëruar me panairin e artizaneve, veshje tradicionale, farkatarë, artist, kitarist dhe puntori nga zejtarët më të vjetër nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Festivali është mbyllur me concert muzikor nga Jimmy Band dhe Edona Reshitaj.