Eja, edhe ti mund t'ja dalësh!

Eja, edhe ti mund t'ja dalësh!

Aktiviteti “Peer to Peer” është duke u implementuar nga OJQ VoRAE dhe financuar nga Roma Education Fund. Ky aktivitet zhvillohet me përkrahjen e nxënësve të shkollave të mesme të larta duke ndihmuar moshatarët e tyre të klasave VIII dhe IX në procesin e orientimit në karier.

Nxënësit të cilët përkrahin moshatarët e tyre në fuqëzimin e tyre, ngritjen e kapaciteteve mësimore kanë kaluar në një varg kriteresh për tu dëshmuar me sukses të shkëlqyeshëm në nivelin e mesëm të lartë. Ata po ashtu kanë ndjekur trajnimin dy ditor për marrjen e përgjegjësive dhe obligimeve të tyre.

Edhe pse në pamundësi për të kryer aktivitetin “Peer to Peer” në objektet shkollore në bazë të vendimit të lëshuar nga MAShTI si pasojë e pandemisë me COVID-19, nxënësja maturante Shkurte Alija nga Shkolla e mesme e lartë Ekonomike ‘’Isa Boletini’’ Podujevë ka përzgjedhur natyrën, për të diskutuar me nxënësit e klasave të VIII dhe IX për sfidat e tyre, testin e maturës, sukseset në të ardhmen dhe përzgjedhjen e karrierës.

Qëllimi i aktivitetit është mbështetja morale dhe marrja e modeleve në aspektet pozitive në regjistrimin e nivelit të mesëm të lartë, stimulimin me bursa që garanton në arritjen e rezultateve mësimore dhe uljen e braktisjeve në shkolla.

Po ashtu maturantja e dalluar me sukses të shkëlqyer Gentiana Morina nga shkolla e mesme e lartë profesionale ‘’Selajdin MullaAbazi’’në Rahovec ofron përkrahjen për nxënësit e klasave të VIII dhe IX në ngritjen e cilësisë në mësime për të tejkaluar sfidat në shkollen e mesme dhe orientimin në karrier.

Për të arritur rezultatet e dëshiruara duhet patjetër edhe bashkëpunimi me prindër që nxënësit të fitojnë pararësinë e duhur në proceset mësimore.