Detyrat e shtëpisë së nxënësve

Detyrat e shtëpisë së nxënësve

Shpresa Halimi, është angazhuar si mentor në kuadër të projektit “ mentorimi i nxënësve të shkollave të mesme” i cili financohet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Ndërtimi i Kapacitetit për Arsim Gjithëpërfshirës – INCLUDE” në Kosovë dhe implementohet nga OJQ-ja jonë.
Ajo mentoron katër nxënës të cilët janë përfitues të projektit. Në vazhdën e takimeve të rregullta profesoresha Shpresa, sot ka mbajtur takimin e fundit për muajin mars.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar për: “Orarin e punës për mësim në shtëpi dhe menaxhimin e lëndëve mësimore”.
Kjo temë është diskutuar pasi që detyrat e shtëpisë vazhdojnë të konsiderohen si mundësi shumë e mirë e të mësuarit, të cilat fëmijët nuk duhet t’i anashkalojnë.