Çmimi, “Kryetari më miqësor ndaj romëve” 2024

Çmimi, “Kryetari më miqësor ndaj romëve” 2024

Fituesit do të përzgjidhen përmes një konkursi të hapur për komunat që dëshirojnë të aplikojnë për çmimin "Kryetari më miqësor ndaj romëve". Konkursi po zbatohet njëkohësisht në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi dhe do të ketë një fitues për secilin vend.

Kryetarët e shpërblyer nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Turqia, do të marrin pjesë në një aktivitet të veçantë nga data 9 deri më 11 prill 2024, në kuadër të Javës së Romëve, organizuar në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësuesin e lartë nga DG NEAR.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të theksojë shembuj pozitivë të përfshirjes së romëve, duke theksuar filozofinë e fuqizimit, mobilizimit dhe dialogut të barabartë ndërmjet autoriteteve lokale dhe komuniteteve rome, ku komunat dhe komuniteti rom mund të bashkohen dhe të angazhohen në një dialog të nivelit të barabartë.

Konkursi për këtë çmim do të jetë i hapur nga data 9 shkurt deri më 29 shkurt 2024. Në secilin vend do të krijohet një juri e pavarur, e cila, bazuar në pyetësorin e bashkangjitur, do të zgjedhë fituesin e konkursit “Kryetari më miqësor ndaj romëve".

 

Dokumentet e aplikimit:

 

Formulari i aplikimit mund të dërgohet në adresën Ali Pashë Tepelena, Aktash, 10000 Prishtinë:, ose të dërgohet me email në info@vorae.org:, deri më 29 shkurt 2024, në ora 23:59.

 

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “FUQIA E NDRYSHIMIT e Grave Rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, financuar nga Bashkimi Evropian, Europe Aid / 162473/DH/ACT/Multi, Numri i projektit CN 2019/413-758.