"Arsimi është çelësi i suksesit"

https://www.mixcloud.com/behare-bajraktari/argnesa-visoka-fisnik-bajrami-fushata-arsimi-%C3%A7el%C3%ABsi-i-edukimit-on-air-rtk-radio-18062020/

E drejta e fëmijëve të minoriteteve nacionale për të studiuar gjuhën a tyre amtare - Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Çdo fëmijë ka të drejtë të mësojë në gjuhën amtare në shkollën fillore e të mesme nëse plotësohen kushtet e parapara nga Ministria.

Ndërsa sipas Bajramit nxënësit e Mitrovicës së veriut ndjekimin mësimin në sistemin paralel në gjuhën serbe. Kjo bëhet sepse Serbia ndan shtesa deri në 100 euro për secilin fëmijë deri në moshën 18 vjeç si dhe mbështetje sociale për familjarët.

‘Arsimi është çelësi i edukimit” kjo është fushata për regjistrimin e fëmijëve në institucionet shkollore. Prej datës 22 qershor e deri me 7 korrik bëhet regjistrimi i fëmijëve në parashkollor dhe në klasën e parë.

Kuota prej 5 % nga MASHTI ka ndikuar që fëmijët e komuniteve të arsimohen dhe 800 prej tyre kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

Fëmijët që kanë arritur moshën 6 vjeç deri në shtator janë të detyruar nga ligji mbi arsimin të regjistrohen në klasën e parë të arsimit fillor. Detyrimi për të shkuar në shkollë mund të shtyhet për shkaqe të ndryshme shëndetësore të fëmijës.

Asnjë student nuk mund të përjashtohet nga arsimi i detyruar për shkak të aftësive të kufizuara fizike ose mendore. Në këto raste arsimi i detyruar mund të merret në shkollat e arsimit special me një program të veçantë të bazuar në nevojat speciale të fëmijës.

Intervisten e realizuar me aktivistë e OJQ Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo , Argnesa Jahmurataj Visoka dhe Fisnik Bajrami mund ti dëgjoni në ON AIR Radio Kosova, në Radio Kosova, si dhe në https://www.mixcloud.com/behare-bajraktari/