10 vjetori i Organizates

10 vjetori i Organizates

Javën e kaluar në kuadër të festimit të 10 vjetorit të themelimit të Organizatës “Zëri i Romve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”, është mbajtur ekspozita me gjithësej 50 fotografi në Komunën e Gjakovës.

Kjo ekspozitë kishte për qëllim njoftimin e qytetarëve të kësaj komune me punën 10 vjeçare të organizatës për komunitetet e margjinalizuara etnike në Kosovë. Fushveprimtaria e organizatës është e fokusuar në programin e banimit, edukimit, punësimit, fuqizimit të gruas dhe luftimin e antigjipsizimit.

Falenderojmë Komunën e Gjakovës për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e kësaj ekspozite, respektivisht Zyrën për Komunitete dhe Kthim, Drejtorinë e Urbanizimit.