
๐๐ฎ๐ป๐๐ผ๐ต๐ฒ๐ ๐ฃ๐น๐ฎ๐๐ณ๐ผ๐ฟ๐บ๐ฎ ๐ธ๐ผ๐บ๐ฏรซ๐๐ฎ๐ฟ๐ฒ ๐ฝรซ๐ฟ ๐บ๐ฏ๐ฟ๐ผ๐ท๐๐ท๐ฒ ๐ป๐ด๐ฎ ๐ฑ๐ถ๐๐ธ๐ฟ๐ถ๐บ๐ถ๐ป๐ถ๐บ๐ถ ๐ฝรซ๐ฟ ๐ธ๐ผ๐บ๐๐ป๐ถ๐๐ฒ๐๐ฒ๐ ๐ฅ๐ผ๐บ, ๐๐๐ต๐ธ๐ฎ๐น๐ถ ๐ฑ๐ต๐ฒ ๐๐ด๐ท๐ถ๐ฝ๐๐ถ๐ฎ๐ป
Sot, me 22 qershor 2022, Zyra për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin Drejtësi Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizuan eventin e lansimit të “Platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.
Hapja e eventit u bë nga Z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër-diskriminim – ZQM-ZKM, ku më pas një fjalë rasti mbajtën Znj. Emilija Redลพepi, Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Znj. Pauline Menthonnex, Zëvendës Shefe e Misionit të Ambasadës së Zvicrës, Z. Stefano Gnocchi, Shef i Komuniteteve, Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Znj. Elizabeth Gowing, Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve dhe Znj. Florina Duli, Drejtoreshë në Misionin Terre des hommes në Kosovë. Të pranishëm të tjerë ishin akterë të institucioneve të ndryshme të nivelit qendror dhe lokal, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave etj.
Në vazhdim u prezentua platforma për raportimin e rasteve të diskriminimit, roli dhe rëndësia e saj, mënyra e përdorimit dhe rëndësia e bashkëpunimit multi-sektorial në funksionalizimin e saj, me ç'rast të pranishmit patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të japin rekomandime në je me promovimin e platformës dhe bartjës së informatës tek sa më shumë qytetarë.
Qëllimi i platformës është të kontribuojë në luftimin e diskriminimit ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian duke ofruar qasje më të lehtë për qytetarët për të raportuar rastet e diskriminimit ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, referimin e tyre në institucionet përkatëse dhe informimin për legjislacionin përkatës që garanton të drejtat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
โน๏ธ Kjo platformë u zhvillua në kuadër të projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët”, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.