Unë vendos, unë jam sovrani!

Unë vendos, unë jam sovrani!

Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, qytetarët dhe institucionet e Kosovës treguan një nivel të lartë të demokracisë dhe qytetërimit. Shembull për nga gara e lirë, procedura e votimit dhe administrimi i votës, duke i realizuar këto zgjedhje në nivel të lartë të disiplinës dhe duke i mundësuar shprehjen e lirë të vullnetit politik çdo qytetari.

Ne si Organizatë urojm që kjo frymë demokratike të përcjellë po ashtu edhe konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Duke ju uruar suksese fituesve në qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm, përmes vendosjes së rendit dhe drejtësisë, urojm në bashkëpunim të mirëfillt dhe të sinqertë, duke marrë në konsideratë edhe hartimin e dokumenteve strategjike nacionale në katër vitet e ardhshme. Si dhe ndërhyrje konkrete për përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve të jetesës komuniteteve të margjinalizuara, siç janë romët, ashkalitë dhe egjiptianët.

Në mesin e prioriteteve të Qeverisë, që nga krijimi i një vendi demokratik, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, kërkojmë që pjesë e këtyre prioriteteve të jenë po ashtu edhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Urime Kosovë, së bashku për ditë më të mira!