Së bashku për një qëllim!

Së bashku për një qëllim!

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e gruas Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve këtë javë ka mbajtur takim me znj. Shqipe Briznica drejtues e Organizatës “Help”.


Meqenëse të dy organizatat në mesin e programeve zhvillimore kanë edhe programet për fuqizimin e gruas, znj. Florida Kuqaj dhe znj. Shqipe Breznica prezentuan planë programet e tyre për vitin 2021 për fuqizimin e gruas në fushën e ekonomisë, në proceset e politikave sociale dhe shtetërore, përfshirë edhe pilot-prejektin “Shtysat për energji efiçiente” nga znj. Breznica.


Pakoja “Gratë ndërmarrëse në energji” nga “Help” ka për synim ndërmarrjet afariste, ku pronare janë gratë të cilat kanë nevojë për mbështetje të regjistrimit të bizneseve dhe ato që sapo kanë filluar ndërmarrjen e tyre afariste.
Ky projekt do të zhvillohet në komuat ku edhe ne si OJQ tentojmë të përmirësojmë gjendjen ekonomike të grave dhe vajzave si në: Prishtinë 30 gra/vajza, Gjakovë 25, Graçanicë 10, Prizren 30, Ferizaj 25, Fushë Kosovë 16, Podujevë 20, Gjilan 15 dhe Mitrovicë e veriut 15.
Kështu, do të mbështetën 190 gra ndërmarrëse me grante në formë të paisjeve deri në 2600 Euro.