Rëndësia e Arsimit

Rëndësia e Arsimit

Shtetet e fuqishme investimet kryesore i kanë në forcimin e sistemit edukativo-arsimor dhe sigurisht kjo nuk ndodh rastësisht. Shtetet me arsimin më cilësor janë njëkohësisht edhe shtetet më të fuqishme nga aspekti ekonomik, kulturor dhe politik.

Përmes arsimimit arrijmë çelësin e suksesit dhe përparimit të një shoqërie e cila investon në edukim, mund të zhvillohet dhe përparojë. Qeveria, profesionistët në arsim dhe shoqëria civile të gjithë duhet të punojnë për ta bërë prioritet të Kosovës edukimin cilësor, në mënyr që arsimimi t'i plotësojë nevojat e tregut. Investimi në arsim padyshim është investim në të ardhmen dhe është thelbësor për punësimin dhe përparimin e përgjithshëm shoqëror.

Kosova e ka numrin më të ulët në rajon kur bëhet fjalë për arsimin parashkollor dhe parafillor nga mosha 0-6 vjeç, gjë që shkaktohet nga mungesa e infrastrukturës dhe personelit. Të gjithë e dijmë që shkollimi është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm sepse arsimi e ndihmon gjeneratën e re të formohet dhe të edukohet, në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi.

Që në antikën e lashtë, Aristoteli thoshte: “I arsimuari ndryshon aq shumë nga i pa arsimuari, si i gjalli nga i vdekuri.”

Shkollimi dhe arsimi–njëra pa tjetrën nuk janë të plota, por të gjymta. Kanë thënë: “Dituria pa edukatë është sikur zjarri pa dru, dhe edukata pa dituri, është sikurse shpirti pa trup.” Njeriu, mund të jetë shumë i ditur dhe i shkolluar, por pa arsimim – pa edukatë, nuk mund ta interpretojë në mënyrë të shëndoshë diturinë as tek të tjerët, bile as tek fëmijët e vet.

Parimisht, çështjet kryesore të jetës nuk ndërrohen, ato transformohen prej një gjendje në tjetrën, mund të ndërrohemi ne si qenie njerëzore, mentalitetin e vjetër, mënyrën e të menduarit, të kuptuarit dhe të vepruarit etj.

Pa ndryshime rrënjësore të vetvetes, njeriu ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Në të kundërtën, vetëm mësimi dhe njohuria e shkollimit pa edukim nuk çon askund, njohurit nuk shpjegohen, ato fitohen; ligjet nuk mësohen, ato vërtetohen.

Pse është i rëndësishëm arsimimi?

- Njerëzit bëhen qytetarë më të mirë me arsimim;

- Njihen me rëndësinë e votimit, vetëm përmes arsimit;

- Kjo do t’ju ndihmojë të gjejnë një punë;

- Njerëzit mund ta dinë dallimin mes të mirës dhe të keqes;

- Do të punojnë shumë për tu rritur dhe zhvilluar vetë;

- Ndihmojnë në krijimin e një shoqërie më të mirë për të jetuar;

- Bëhen qytetar të respektueshëm të ligjit dhe vendit;

- Përpiqen për përmirësimin e vendit;

- Rrisin fëmijët në mënyrë të drejtë pasi ato janë e ardhmja e vendit.