Për nxënësit dhe familjet në nevojë!

Për nxënësit dhe familjet në nevojë!

Ashtu siç ju lajmëruam javen e kaluar OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” grantin e fituar pikërisht nga komuna e Prishtinës do ta shpërndaj tek familjet në nevojë të komuniteteve Egjiptian, Romë dhe Ashkali.
Z. Muharrem Asllani dhe z. Fisnik Bajrami së bashku me z. Dren Kukaj- Drejtoria për Mirëqenie Sociale, z. Blerim Shabani - U.D. Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale dhe përfaqësuesin e lagjes së Xhamisë së Llapit, Faton Marolli kanë bërë shpërndarjen e më shumë se 100 pakove për familjet me skemë sociale, për të zbutur sado pak gjendjen e këtyre familjeve në të cilat ka ndikuar edhe Covid-19.