Orhan Butic: Nëna shiste fasule për të më shkolluar, sot unë loboj për edukimin e komunitetit rom në Kosovë

Orhan Butic: Nëna shiste fasule për të më shkolluar, sot unë loboj për edukimin e komunitetit rom në Kosovë

”Në kohën kur unë dhe motra ime ishim në shkollë dhe nuk kishim arritur moshën e duhur për punë, shpesh ka qenë nëna ajo e cila është detyruar të shes fasule në treg, duke na e siguruar kështu pagesën për transportin publik deri në shkollë, pasi që kemi udhëtuar me kilometra edhe në shkollë fillore por edhe në të mesmen.

Më vonë kam punuar edhe unë punë të ndryshme fizikë dhe kështu siguroja vetë të hollat për transport, pas një kohë nga të hollat që kurseva në ditëlindjen time bleva një biçikletë me të cilën udhëtoja deri në shkollë, ndërkaq të hollat e kursyera i shfrytëzoja për materiale shkollore’, kështu fillon historia frymëzuese e Orhan Butic, i cili tashmë dashurinë dhe përkushtimin e tij të madh për arsimim e ka kthyer në një veprimtari të cilën e zhvillon në VORAE kryesisht në departamentin e edukimit, duke u bërë kështu figura kyqe e komunitetet rom, ashkali e egjiptian, drejt edukimit dhe arsimimit si rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të mirë.

https://www.kultplus.com/personalja/orhan-butic-nena-shiste-fasule-per-te-me-shkolluar-sot-une-loboj-per-edukimin-e-komunitetit-rom-ne-kosove/?fbclid=IwAR0QbTEOzJICmWpe_RAK1CHOeqaUVxm0Hx7SRfGpxyn4RQwSF2p1J6JzdF0