"Buxhetimi dhe Financat”

Një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më prioritarë gjatë veprimtarisë së një organizate pa dyshim që janë edhe financat.

Andaj me datë: 02 dhe 04.09.2020 është mbajtur trajnimi në fushën “Buxhetimi dhe Financat”, me organizata të shoqërisë civile siq janë: “Vizioni 02”, Gjyrakoc/Istog dhe “Durmish Asllano”, Prizren.që punojnë për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Ligjëruese ishte znj. Donjeta Krasniqi Elezaj, Menaxhere e Financave dhe Administratës dhe z. Senad Ibishi, Zyrtar i Punësimit nga OJQ “VoRAE”.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e aftësive në aspektin e “Buxhetimit dhe Financave”, për organizatat në fjalë, duke kontribuar në avansimin e teknikave të punës së tyre, në raport me impelemtimin e aktiviteteve të cilat i zhvillojnë si organizata të shoqërisë civile.

Mbajtja e trajnimeve mentoruese me organizata të shoqërisë civile në këtë sferë konkretisht në ofrimin e teknikave të reja punuese në financa dhe buxhetim, ka rëndësi të veaçant në përmirësimin, avansimin dhe profesionlizmin e organizatave të shoqërisë civile që punojnë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian si dhe në përmbushjen emisionit të OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE).

Menaxherja e financave dhe administratës znj. Donjeta Krasniqi Elezaj, ka sqaruar pikat kyqe në lidhje me trajnimin “Buxhetimi dhe Financat”, të cilat ndërlidhen me punët dhe aktivitetet që këto organizata, do t’i ndjekin në të ardhmën.
Por, çka në fakt përfitojnë OJQ-të pjesëmarrëse nga ky trajnim?

Përdorimin e njohurive të fituara për krijimin e modaliteteve të trajnimit të cilat do kenë mundësinë të mësojnë më shumë se si bëhet:

- Shpjegimi dhe ndarja e ideve mbi format e Buxhetimit dhe Financave;
- Organizimi, raportimi dhe format e planifikimit buxhetor;
- Administrimi i formave të përdoruara në buxhet dhe financa;
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e programeve aplikative në buxhetim dhe financa.

OJQ ‘VoRAE” është duke punuar në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ku nga ky trajnim do dalin edhe pikat rekomanduese për organizatat me të cilat jemi duke punuar, si pjesë e trajnimit “Buxhetimi dhe Financat”.