Një ide e mirë mund të jetë fillimi i një biznesi!

Një ide e mirë mund të jetë fillimi i një biznesi!

Ky është Senadi nga programi i punësimit, i cili punën dhe angazhimet disa mujore po i kurorëzon me finaliziminn e procedurave të fundit për 3 përfituese të granteve cilat së shpejti do ti gëzojnë bizneset e tyre.

Fuqizimi i grave sidomos në zonat rurale mbetet ende një sfidë e madhe për vendin, ne si “VoRAE” jemi duke e trajtuar këtë sfidë përmes angazhimeve në sektorë të ndyshëm për barazinë gjinore.
Andaj ne kemi ideuar skemen e granteve për të përkrahur të gjitha ato gra, që kanë ide kreative dhe janë të gatshme për t’u sfiduar në tregun e punës.

Kur gratë fuqizohen ato shndërrohen në një forcë të madhe për ndryshim në komunitetin e tyre, ashtu siq ndodhë me gratë e komunitetit, Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Fuqizimi rrit pavarësinë ekonomike të grave, fuqinë e tyre vendimmarrëse dhe liritë sociale duke sjellë efekt pozitiv edhe në marrëdhëniet gjinore në nivel familjeje dhe komuniteti.