Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimëmarrje!

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimëmarrje!

Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimëmarrje!
Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e gruas Ojq “VoRAE” me datë 14.09.20 në Gjakovë ka mbajtur një takim së bashku me zyrtarët nga komuna e Gjakovës dhe gra nga radhët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.
Takimin e hapi znj. Floride Kuqaj nga Ojq “ VoRAE” e cila theksoj se ky aktivitet ka për qëllim socializimin e grave nga komuniteti shumicë dhe nga komunitetet, rom, ashkali dhe egjiptian. Kështu duke i shkëmbyer përvojat, sfidat dhe eksperiencat personale me njëra tjetren pwr tw krijuar një ambient sa më bashkëpunues.
Gratë ende vazhojnë të jenë të diskriminuara në shumë sfera të jetës. Andaj “VoRAE është duke punuar për fuqizimin e tyre në fushën e politikës, ekonomisë dhe socializimit.
Pranvera Kershi zyrtare për integrim dhe kthim në komunën e Gjakovës theksoi se zyra për punësim dhe komunitete është e hapur për ti referuar dhe për ti ndihmuar të gjitha ato gra tw cilat lajmërohen si punëkërkuese të paktën një herë në muaj, për të qenë pjesë e trajnimeve, projekteve dhe mundësive të punësimit.
Ajo theksoi se vitet e kaluara kanë qenë pothuajse të zymta sa i përketë angazhimit të grave në jetën publike dhe në atë shoqërore. Ndërsa vitet e fundit kemi një ndryshim pozitiv sa i përketë fuqizimit të tyre në përgjithësi.
Pjesëmarrëset ishin të interesuara edhe për përfitimin e granteve si një ndihmes e domosdoshme dhe e mirëpritur për bizneset që kanë filluar apo presin të rifillojnë në zanate të ndryshme.
Disa nga pjesëmarrëset treguan qw pandemia ka ndikuar që disa antarë të familjeve të tyre të humbin edhe vendin e punës duke ndikuar nw gjendjen dhe mirëqenien financiare të mos jetë edhe aq e qëndrueshme.
Pavarësisht se sa sfiduese është jeta dhe sa shpesh kemi ulje e ngritje me shumë të pa pritura kjo nuk do të thotë që duhet të dorëzohemi, përkundër të gjithave duhet akoma edhe më shumë të kemi motiv për të vazhduar tutje për ti realizuar andrrat që gjithmonë na kanë shoqëruar.
Nuk do të thotë që gjithëmonë ia qëllojmë një pune apo një profesioni për herë të parë, prandaj nuk duhet te ndalemi deri sa ta gjemë punën që na pëlqen.
Për Ojq “VoRAE” është e rëndësishme dhe primare korrektësia dhe realizimi i projekteve gjithmonë duke iu shërbyer nevojave dhe kërkesave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimëmarrje!
Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e gruas Ojq “VoRAE” me datë 14.09.20 në Gjakovë ka mbajtur një takim së bashku me zyrtarët nga komuna e Gjakovës dhe gra nga radhët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.
Takimin e hapi znj. Floride Kuqaj nga Ojq “ VoRAE” e cila theksoj se ky aktivitet ka për qëllim socializimin e grave nga komuniteti shumicë dhe nga komunitetet, rom, ashkali dhe egjiptian. Kështu duke i shkëmbyer përvojat, sfidat dhe eksperiencat personale me njëra tjetren për të krijuar një ambient sa më bashkëpunues.
Gratë ende vazhojnë të jenë të diskriminuara në shumë sfera të jetës. Andaj “VoRAE është duke punuar për fuqizimin e tyre në fushën e politikës, ekonomisë dhe socializimit.
Pranvera Kershii Zyrtare për Integrim dhe Kthim në Komunën e Gjakovës theksoi se zyra për punësim dhe komunitete është e hapur për ti referuar dhe për ti ndihmuar të gjitha ato gra të cilat lajmërohen si punëkërkuese të paktën një herë në muaj, për të qenë pjesë e trajnimeve, projekteve dhe mundësive të punësimit.
Ajo theksoi se vitet e kaluara kanë qenë pothuajse të zymta sa i përketë angazhimit të grave në jetën publike dhe në atë shoqërore. Ndërsa vitet e fundit kemi një ndryshim pozitiv sa i përketë fuqizimit të tyre në përgjithësi.
Pjesëmarrëset ishin të interesuara edhe për përfitimin e granteve si një ndihmes e domosdoshme dhe e mirëpritur për bizneset që kanë filluar apo presin të rifillojnë në zanate të ndryshme.
Disa nga pjesëmarrëset treguan që pandemia ka ndikuar që disa antarë të familjeve të tyre të humbin edhe vendin e punës duke ndikuar në gjendjen dhe mirëqenien financiare të mos jetë edhe aq e qëndrueshme.
Pavarësisht se sa sfiduese është jeta dhe sa shpesh kemi ulje e ngritje me shumë të pa pritura kjo nuk do të thotë që duhet të dorëzohemi, përkundër të gjithave duhet akoma edhe më shumë të kemi motiv për të vazhduar tutje për ti realizuar andrrat që gjithmonë na kanë shoqëruar.
Nuk do të thotë që gjithëmonë ia qëllojmë një pune apo një profesioni për herë të parë, prandaj nuk duhet te ndalemi deri sa ta gjemë punën që na pëlqen.
Për Ojq “VoRAE” është e rëndësishme dhe primare korrektësia dhe realizimi i projekteve gjithmonë duke iu shërbyer nevojave dhe kërkesave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.