Fuqizimi ekonomik i grave

Fuqizimi ekonomik i grave

Fuqizimi i grave nga radhët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë mbetet ende një sfidë e madhe për vendin dhe shoqërinë.
Që nga viti i kaluar organizata "Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve" ka bërë përpjekje të rëndësishme për t’i trajtuar sfidat gjinore në fuqizimin ekonomikë, duke u mbështeteur edhe tek partneriteti me organizatat tjera.

Fuqizimi ekonomik i grave është një mjet i rëndësishëm për t’i mbështetur ato në luftën kundër abuzimit dhe diskriminimit brenda familjeve dhe komuniteteve ku ato jetojnë.
Andaj sot znj. Floride Kuqaj- zyrtare për fuqizimin e gruas, në bashkëpunim me Organizaten “Gruja Hynore” mbajti takim me 17 gra nga komuna e Gjilanit, të cilave do të ju ofrohen trajnime në zanatin e rrobaqepësis.