"Edukimi ndërton themelet e një shoqërie të shëndoshë"

Edukimi për barazi nënkupton edukimin e të gjithëve pa dallim besimi, pa dallim kombi, pa dallim gjinie, pa dallim të statusit ekonomik e social, pa dallim të racës, pa dallim të diversiteteve, pavarësisht qofshin ato të natyrës fizike, psikike etj.
Edukimi ndihmon zhvillimin e një shoqërie të fortë, demokratike dhe ekonomikisht të qëndrueshme, prandaj në një shoqëri multietnike, si kjo e jona, edukimi i barabartë është dëshmi e një shoqërie të shëndoshë e demokratike. Ku koncept kyç i formimit të një personaliteti të ardhshëm, është barazia.

Prandaj, edukimi për barazi buron nga e drejta e njeriut për të qenë i barabartë, është një premisë njerëzore, është diçka e patjetërsueshme që i takon secilit individ, në çfarëdo shoqërie qoftë ai. Nëse i referohemi shoqërisë tonë në përgjithësi, ne mund të flasim për një zhvillim pozitiv këto viteve, dekadave të fundit për edukimin e barabartë, edukimi akoma më i rëndësishëm është për fëmijët, sepse ata janë e ardhmja e botës.

Edukimi si proces nis që nga lindja dhe është shumë i rëndësishëm si proces, në fëmijërinë e hershme në çdo shoqëri, prandaj jo rastësisht vendet e zhvilluara i japin rol të rëndësishëm sidomos formimit të fëmijës në fëmijërinë e hershme, nëpër institucione parashkollore e të tjera, duke i vënë kështu bazat, themelet e një zhvillimi të shëndoshë të personalitetit.

Përmes edukimit, ju mund ta bëni botën një vend më të mirë për të jetuar.