Aktivitetet në qendrën mësimore SH.F.M.U

Aktivitetet në qendrën mësimore SH.F.M.U "Ahmet Hoxha"

Aktivitetet ne qendrën mësimore SH.F.M.U "Ahmet Hoxha"
Nga e hëna deri të premten çdo ditë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë në qendrën mësimore SH.F.M.U "Ahmet Hoxha" në Ferizaj për të ndjekur mësimin plotësues në lëndën e gjuhës shqipe, matematikës, lëndë të tjera dhe aktivitete të tjera edukativo-arsimore.
Në këtë rast roli i qendrave mësimore ka për qëllim:
• Rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët;
• Zhvillimin fizik, kognitiv, emocional dhe social të nxënësve;
• Përmisimin e vijueshmërisë në shkollë dhe rezultateve të të nxënit;
• Zvogëlimin dhe eliminimin e braktisjes së shkollimit;
• Përfshirjen e shtuar të nxënësve në aktivitete jashtë mësimore;
• Ngritjen e vetëdijes për rendësinë e shkollimit;
• Përfshirjen aktive të prindërve në edukimin e fëmijëve;
Falë mbështetjes së tutorëve (mësimdhënësve të qendrës mësimore), drejtorit dhe stafit të shkollës, rezultatet në këtë qendër janë më së të kënaqshme.
Edhe qendra mësimore SH.F.M.U "Ahmet Hoxha" në Ferizaj është njëra ndër qendrat mësimore e cila është licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe që është pjesë e institucionalizimit dhe menaxhimit nga komuna e Ferizajit.