“2021 Eu Award

“2021 Eu Award"

Gjatë kësaj jave znj. Florida Kuqaj- zyrtare e programit për fuqizimin e gruas, ka mbajtur takim me znj. Njomza Emini e cila njihet për aktivizmin e saj për gratë dhe vajzat e komuniteteve të margjinalizuara etnike, e së fundmi edhe me projektin “Akademia-Ngritja e pjesëmarrjes së grave rome, ashkalike dhe egjiptiane në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë”.


Kishim nderin dhe kënaqësinë për të diskutuar më shumë rreth promovimit të “2021 Eu Award for Roma, Ashkali and Egyptians integration in the Western Balkans and Turkey”.
Ku këtë vit, çmimi i BE-së do të promovojë nisma private ose publike që kanë arritur një kontribut të jashtëzakonshëm në punësimin e qëndrueshëm të komuniteteve, si një mekanizëm për të dalë nga rrethi i përjashtimit. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave të komuniteteve në fushën e punësimit do të jetë një dimension i rëndësishëm.
Pjesë e pa shmangshme e dikutimit ishte po ashtu edhe fuqizimi i grave rome, ashkalike dhe egjiptiane edhe në fushën e politikës.